AKSIDENT tragjik në autostradë: Humbin jetën 2 të rinj nga Hasi, edhe 3 të plagosur (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës prokuroria e Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Gazeta Sinjali mëson se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangai, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lubizhda e Hasit.

“Mund ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura.”, tha Kryeziu.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin.