Shqiptari ‘Xhemati Albani’ merr gradën e lartë ushtarake në Siri!

Sundimtarët e rinj të Sirisë raportohet se u kanë dhënë poste të larta ushtarake disa luftëtarëve të huaj islamikë, përfshirë një shqiptari nga Maqedonia e Veriut.

Kjo ka rritur frikën në vendet e origjinës të luftëtarëve për një eksport të mundshëm të revolucionit në tokën e tyre.

Përveç shqiptarit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Reuters dhe AFP, duke u thirrur në burime brenda Sirisë, kanë raportuar se edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar në poste zyrtare.

Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier dhe të paktën një prej tyre ka marrë postin e kolonelit sipas raportimeve që Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut – i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani – në një profil në Facebook, që besohet se ai qëndron pas tij, ka shkruar se ka marrë gradën e kolonelit.

Jashari, 48 vjeç, është udhëheqës i “Xhemati Albani”, i cili është një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarët etnikë.

Ky grup ka aleancë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grupin islamist të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024.

Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës.

Një tjetër luftëtar i huaj i emëruar kolonel u identifikua nga blogerët taxhikë, të afërt me forcat e HTS-së, si Saifiddin Tojiboev, luftëtar nga Taxhikistani.

REL-i nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e raportimeve lidhur me emërimin e supozuar të Tojiboevit si komandant i operacioneve dhe promovimin e tij nga major në kolonel.

Një burim nga sektori i sigurisë në Taxhikistan, i tha REL-it se Qeveria e këtij shteti është në dijeni për lajmin lidhur me emërimin e ri të Tojiboevit.

Tojiboev, 41 vjeç, është person i kërkuar në Taxhikistan dhe akuzohet se ka marrë pjesë në një konflikt të huaj, se është anëtar i një organizate terroriste dhe se ka rekrutuar luftëtarë për grupe terroriste. Ai po ashtu është në listën e sanksioneve të Bankës Qendrore taxhike, ku i ndalohet që të kryejë aktivitete financiare.

“Tojiboev dhe i vëllai kanë shkuar në Siri më 2013 dhe që atëherë kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake atje”, tha në burim në Dushanbe për REL-in. “Tojiboev po ashtu ka rekrutuar disa shtetas taxhikë që t’iu bash

Related Posts

Dalin rezultatet e para te sondazhit: Ja kush pritet te jete sonte FITUESI i BBV4

Si është të jetosh në shtëpinë e Big Brother Vip? Dëgjoni psikoIogen e banorëve

View this post on Instagram A post shared by Hipokrati – Top Channel (@hipokrati.tch)

Pak orë larg finales dhe daljes nga spektakli, Gjesti ka dy fjalë për Jozin dhe…

Në ditën e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, vetëm pak orë para finales së madhe që do të mbahet sonte në mbrëmje, banorët…

“Prisnim që Laerti të shpërt’hente, Egli e di dhe vetë…”/ Tiri tregon se BBV 4 dëshiron t’a fitojë…

“Rozana pastaj nga ana tjetër, një shpirt luftarak, që dhe ajo i ka dhënë goxha shtëpisë” Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari…

Ikën pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të ndaIojë turistët, νaret në kofanon e makinës, ρIagoset rëndë në kokë

Një roje parkingu është plagosur ditën e sotme në Krujë. Mësohet se roja ka tentuar të ndalë një çift turistësh të cilët po largoheshin pa paguar. Ata…

Gjesti, banori më i paguar pas BBV?! Gazetarja: “15 mijë euro koncerti…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Klotilda Harka. Ajo ka komentuar më shumë banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe…