Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS. Në pranga edhe disa persona të tjerë

sh-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni policor me urdhër të SPAK. Së bashku me Çyrbjen janë vënë në pranga edhe disa persona të tjerë, në qytetin e Durrësit.

Kujtojmë se Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit, para zgjedhjes si deputet në vitin 2021.

Çyrbja u thirr më 11 tetor në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, ku u morr në pyetje mbi tetë orë, pas kallëzimit të bërë nga Edi Paloka në vitin 2021. Pasi doli nga SPAK, Çyrbja nuk dha detaje lidhur me seancën e gjatë të marrjes në pyetje.

“Ishim për të dhënë sqarime për një çështje. Mund të drejtoheni në SPAK për informacione. Për kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë. Sa herë të dojë institucioni unë jam në dispozicion të vij” , deklaroi ai.