Vijojnë përplasjet mes banorëve të “BBVK”. Rezart Veleshnja rrezikon përjashtimin, ja pse

Gjatë ditës së djeshme, siç ju kemi raportuar, startoi edicioni i tretë i “Big Brother Kosova”, dhe nuk kanë munguar përplasjet mes banorëve që në përshëndetjen mes tyre.

Përveç përplasjes mes Rovena Stefës dhe Mevlanit, një tjetër konflikt bëri bujë nëpër rrjet.

Aktori Rezart Veleshnja është vënë re teksa bullizon aktoren Gresa Gashi për shkak të peshës së saj.

Por, bullizimi nga ana e tij nuk mbaron këtu.

Aktori në fjalë përmendi edhe këngëtaren Fifi, e cila nuk ndodhet në “BBVK”, teksa reagon për peshën e saj.

“Kjo është e pa edukume fare kjo goca e shëndoshë. Më kujton Fifin kur ishte e shëndetshme dhe u dobësua dhe nuk ishte si ty. Kjo është e sëmurë”, thotë ai ndër të tjera.

Për shkak të gjuhës ofenduese që aktori ka përdorur, ai rrezikon të skualifikohet nga gara ose të dënohet. Pritet të merret një vendim nga produksioni.