Tragjike/ E moshuara që humbi gjurmët para dy ditësh, gjendet e pajetë në mes të pyllit

Ditën e djeshme ju raportuam për humbjen e një të moshuare e cila kishte dalë për të kullotur bagëtitë e saja në pyll. Fatkeqësisht gjatë ditës së sotme burimet na bëjnë me dije se është gjetur trupi i pajetë i 82-vjeçares. E moshuara në fjalë vuante nga skleroza.

Njofitmi i Policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.