Aksident tragjik/ Kamioni përplas makinat, katër të vd*ekur dhe 12 të plagosur (FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në një autostradë në veri të Polonisë, ku si pasojë katër persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet në aksident janë përfshirë rreth 15 automjete. Konkretisht një kamion është përplasur me një veturë në autostradën S7 duke shkaktuar përplasjet zinxhir të makinave.

Gjithashtu policia polake thotë se mes viktimave kishte edhe të mitur. Shoferi 37 vjeçar i kamionit u arrestua nga policia teksa besohet se ka nisur përplasjen duke goditur nga prapa automjetin e vogël.

“Shoferi u testuar dhe nuk rezultoi nën efektin e substancave teksa hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë”, tha zëdhënesja e policisë vendase.