Po mblidhte dardhë dhe ra nga pema, ndërron jetë shqiptari në Greqi

Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi pasi u rrëzua nga një pemë, në të cilën kishte hipur për të mbledhur dardhë. Mesohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalavrita. Viktima ishte duke lëvizur me makinë drejt Dafni Kalavryton, kur në një moment anash rrugës pa një pemë me dardhë. Ai ndaloi për të marrë disa dardhë nga pema, por për fat të keq u rrëzua dhe ndërroi jetë. KLl.K0 ME P05HTÊ – pas rekk.Iammes/ gsh