“Përjetova tmerrin!”, tentoi të përdh*nohej nga nipi i burrit, zbardhet dëshmia e 75-vjeçares

Një 62-vjeçar u arrestua në fshatin Psar të Kolonjës, pasi u përpoq të abuzonte seksualisht të moshuarën.

Bëhet fjalë për Ali Pinjollin, i cili është nipi i burrit të 75-vjeçares, H. Pinjolli. Dëshmia e kësaj të fundit është zbardhur së fundmi.

“Ai u fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, por nuk ia doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.

Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës. Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve.

Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë ,por ai nuk dëgjonte. E sulmova me sa fuqi kisha ta ndaloja. E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon”, tha dhe shtoi se e motra së bashku me vëllanë mbërritën në shtëpi dhe lajmëruan menjëherë policinë.

E moshuara jetonte vetëm, ndërsa vajzat i kishte të martuara.