Bora Zemani dhe Heidi Baçi ‘ngrijnë’ marrëdhëniet me njëra-tjetrën? Çfarë ndodhi mes kunatave në festën e madhe?

Ato ishin dy kunatat më të famshme në vend. Njëra moderatore dhe imazh shumë i dashur për publikun, ndërsa tjetra finaliste e “Big Brother” dhe tashmë moderatore. Përgjatë verës, Heidi Baçin dhe Bora Zemanin i pamë së bashku në shoqërinë e dy partnerëve të saj, Donaldit dhe Romeos.

Megjithatë, prej gati 2 muajsh po përflitet për një ndarje mes Heidit dhe Romeos, çfarë duket se ka sjellë edhe problemet për dy kunatat. Gjithçka u duk se ishte perfekt mes dy bukurosheve, kur Bora ishte e ftuar në panelin që Heidi moderon. Duke ngritur dyshime se çifti është ende bashkë dhe se raporti mes tyre është shumë i mirë, Bora nuk harroi ta përmenden përgjatë intervistës që dha.

“Do t’ju shikoj me shumë kureshtje, edhe pse kam përshtypjen do të jem më dakord me Heidin”, u shpreh Bora çfarë edhe na shtyu të mendojmë se dy vajzat kanë një raport perfekt mes tyre, ashtu si dy kunata duhet ta kenë.

Por, në fakt, nuk qenka kështu. Vetëm pak ditë më parë, të dyja kanë qenë prezente në të njëjtën festë, ku kanë shijuar atmosferën me miqtë dhe bashkëpunëtorët deri në orët e para të mëngjesit. Por ajo që u vu re ishte fakti se vajzat nuk postuan asnjë foto së bashku. Madje, nga të pranishëm, zbuluam se vajzat as nuk janë përshëndetur me njëra-tjetrën, duke qenë se ishin në tavolina të ndryshme. Fakt ky që tregon se realisht, raporti i tyre nuk është më ai i para disa muajve.

Që pas zërave për një ndarje mes Romeos dhe Heidit, Bora shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale foto nga e përditshmja e saj, ku gjithnjë është edhe Romeo, por duket se tashmë mungon Heidi, e cila është shkëputur nga ky raport, si dhe nga miqësia që kishte me çiftin Bora-Donald.

Megjithatë, dy vajzat vijojnë ende që të ndiqen në rrjetet sociale. Marrëdhënia mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt nuk dihet si po shkon pasi çifti po përfliten për një krizë në romancën e tyre, por vetë protagonistët nuk kanë reaguar deri më tani për situatën. Të shumta janë aludimet që thonë se çifti është bashkë, dhe se gjithçka po e bëjnë për më shumë famë dhe bujë në media. Përfshi këtu edhe lajmet se tashmë Romeo ka një tjetër të dashur.

Kujtojmë që javën e shkuara, Panorama mësoi nga miq pranë Romeos se një vajzë po shfaqet gjithnjë e më pranë aktorit të humorit, duke zbuluar se tashmë ka një raport të ri. Së fundmi moderatorja ka deklaruar se arsyeja që po qëndron në Shqipëri nuk është puna apo profesioni, por arsye të tjera të cilat nuk preferoi t’i ndante me publikun.

“Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”,- tha Heidi Baci. Kaq u desh që fansat të kuptonin se lidhja mes çifti nuk ka marrë fund plotësisht, por duket se kriza në marrëdhënien e tyre ende vazhdon pasi dyshja kanë kohë që nuk shfaqen më së bashku. Aktori i njohur Romeo Veshaj, pak dite me pare ka fshirë nga profili i tij të gjitha fotot përfshirë dhe ato me Heidin. Kjo lëvizje e tij vjen një natë pas publikimit të një poezie të thurur nga ishbanorja e ‘BBV’, e cila u lexua nga Egla Ceno në emisionin “Goca dhe Gra”.

Edhe pse, moderatorja tha se kishte dy vite që nga krijimi i asaj poezia e cila në fillim ishte shkruar në gjuhën italiane por më vonë ishte përshtatur në shqip, në thelb ajo shprehte shumë dhimbje të cilën ndjekësit e lidhën menjëherë me Romeon. Nuk dihet nëse këto dy ndodhi janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale dhe vetë Heidi ka në profilin e saj të gjitha fotot me aktorin. Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre.

Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli. Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri.

E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte.

Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë.

Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “BigBrother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre.

Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre./panorama plus