Mesazhi i fundit i dibranes që u hodh në Itali dhe vdiq duke lënë 4 fëmijë jetimë: Zoti po më pret!

Mëngjesi i sotëm, ishte i fundit për 32 vjeçaren Axhere Gjoni nga Dibra, pasi dyshohet se ajo vendosi të ikë nga kjo botë duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Tragjedisë i parapriu një mesazh. Të hënën ajo ka postuar mesazhin e saj të fundit, thuajse një parandjenjë, teksa shkruan: “Zoti po më pret”.

Dhe pas disa orësh ajo hapi dritaren e shtëpisë së saj në katin e katërt në via Cantore, në lagjen Sampierdarena të Genovas, dhe u hodh në boshllëk.

Menjëherë pas saj, motra e saj e ka ndjekur. Axhere, 32 vjeçe, ndërroi jetë ndërsa motra e saj tre vjet më e madhe, mbijetoi, por katër ndodhet e shtruar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e San Martinos.

Katër fëmijët e motrës më të vogël ishin në shtëpi kur ndodhi ngjarja e frikshme dhe e paprecedentë, raporton noa.al.

Në një raport të Il Fatto Quotidiano që citon noa, bëhet e ditur se pas tragjedisë, të cilën Skuadra antikrim po heton, mund të gjendet si shkak, kujdestaria e fëmijëve për të cilën një nga seancat e fundit ishte caktuar për të premten 10 janar.

Një kontekst problematik familjar që mbase theu ekuilibrin emocional të gruas me origjinë shqiptare.

Tragjedia ndodhi pak para orës 8 të mëngjesit. Fqinjët dëgjuan një zhurmë dhe rënkime: ata shikuan jashtë dhe pasi panë trupin në tokë njoftuan policinë.

Ndërkohë ata panë motrën e tyre në parvaz dhe i bërtitën të mos hidhej, por ajo nuk i dëgjoi dhe e la veten të rrëzohej.

Në vendngjarje, mjekët konfirmuan vdekjen e të voglës ndërsa dërguan në spital motrën e saj më të madhe.

Kur mbërritën oficerët, katër fëmijët e tridhjetë e dy vjeçares ishin në shtëpi: më i madhi është 6 vjeç, më i vogli është vetëm pesë muajsh.

Banesa ka qenë e mbyllur nga brenda dhe kanë qenë fëmijët ata që e kanë hapur.

Gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti i saj të cilin ajo e kishte denoncuar në të kaluarën për keqtrajtim.

Ai u dënua me tetë muaj dhe u shpall i pafajshëm pas një ankese tjetër.

Burri, një bashkatdhetar i gruas së tij, i ishte nënshtruar një ndalimi afrimi, i cili kishte skaduar midis tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Megjithatë, sipas asaj që doli, nuk bëhej fjalë për keqtrajtim fizik, por psikologjik.

Burri, i besimit mysliman, ishte shumë i rreptë: ai donte që gruaja e tij të mbante mbulesë dhe të mos voziste makinë, ndërsa gruaja donte më shumë liri.

Për këtë arsye kishte pasur disa herë debate dhe kishte ndërhyrë edhe policia.

Por dyshohet se ajo që e shqetësoi më shumë viktimën ishte seanca e së premtes.

Hetuesit, të koordinuar nga prokurori publik Luca Monteverde, po hetojnë gjendjen psikologjike të dy motrave.

Tani, gjykata për të mitur do të duhet të vendosë se kujt do t’i besojë katër vëllezërit e vegjël që ende nuk janë në dijeni të asaj që ka ndodhur me nënën dhe tezen e tyre. /noa.al

Pamje në vendngjarje:

Related Posts

Plagosja e rëndë në Fier/ 40-vjeçari nxirret në pritë nga ish-gruaja, ja cfare i kerkoi i dashuri i saj

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Fierit, ku një 40-vjeçar u qëllua me armë zjarri në vendin…

Do qani me lot! ‘Jetim dhe i birësuar’/ Historia e trishtë e Gjestit, banorit të ‘BBVA 4’

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe të diskutuara në reality show-t shqiptare. Karizma dhe sinqeriteti i tij…

Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, shoferi humb kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal! Lëndohet bashkë me bashkëshorten

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier. Mësohet se shoferi i një automjeti tip Volkswagen Golf ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë…

Katër shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë përgjatë 2025-ës

Viti 2024 ishte për shumë njerëz një vit plot sfida, përmbysje dhe tensione, veçanërisht për katër shenja specifike. Për disa, ky vit ka qenë një sprovë, me…

Vrau Ramazan Matajn, momenti kur Arjon Hasaj mbërrin në gjykatë (VIDEO)

Ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër, autori i dyshuar i vrasjes së Ramazan Mataj, në fshatin Dragoç. Sic shihet nga pamjet, Arjon Hasaj…

HOT HOT 5