Mjeku invalides: Je e aftë zemër, dil puno! Kempi Epror i kthen kempin që i hoqi komisioni Lushnjes

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e një invalideje në Lushnje, e cila ka pasur probleme me doktorin Gentian Xhoxhi , i cili është mjek në Komisionin e Caktimit të Aftësisë në Punë.

Majlinda Deneku, një grua që prej vitesh është e paaftë për të ecur për shkak të protezës në këmbë, ka denoncuar që mjeku i komisionit të invalidëve të qytetit i ka thënë se ajo është e aftë për të punuar, duke i refuzuar kështu kempin për ndihmën financiare.

Kështu invalidja i është drejtuar KEMP-it Eprorë i cili e ka vlerësuar si invalide të nivelit të 3, duke treguar kështu gjendjen e saj të rëndë shëndetësore. Majlinda për shkak të deformimeve edhe në fytyrë ka bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale, duke hapur Go Found ME për të mbledhur ndihma, por edhe këtu mjeku Xhoxhi i ka komentuar se ajo është a aftë për punë dhe bën thirrje që të mos e ndihmojnë.

Pas kësaj ngjarje, Majlinda ka kontaktuar me telefon kryetarin e komisionit të Lushnjes që i refuzoi kempin herën e parë.

Ky i fundit i kërkoi falje dhe e siguroi se nuk kishte pasur asnjë qëllim të keq, duke i thënë qe ne jemi shokë.

Më pas janë gazetarët e Fiksit që e telefonuan mjekun Gentian Xhoxhi, i cili nuk ia pranon gazetarëve se ka vepruar siç u është thënë atyre, duke shtyar se ai personalisht është sqaruar me denoncuesen dhe këtë muhabet e quan të mbyllur.

Madje vetë doktori u pohon gazetarëve se znj. Majlinda është ende me kemp deri në vitin 2026 dhe se ka aftësi të kufizuara.

I pyetur për komenteve që ai ka bërë në GO FOUND ME, ku Majlinda po merrte ndihma për të plotësuar kushtet jetike bazë për veten e saj. Z.Xhoxhi thotë se nuk është e vërtetë “Nuk kam komentuar dhe se nuk e kam thënë që ajo është e aftë për punë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

“PIas gr*shti në avion”/ Piloti bën uljen urgjente

Një fluturim i Ryanair nga Mançesteri për në Korfuz u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bolonja të Italisë, pasi një përplasje e ashpër mes dy…

Ndërron j*të tragj*kisht 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku është raportuar se një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin…

Mbi 350 mijë vd*kje nga s*mundjet e zemrës lidhen me kimikatet në plastikë

Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “eBioMedicine”, ka zbuluar se një grup kimikatesh të quajtura ftalate, të pranishme në ambalazhe të ushqimeve, plastikë, shamponë…

FOTO/ Luizi dhe Kiara me festë përrallore për 1-vjetorin e Luna Marisë

VlDE0 https://kohajone.com/wp-content/uploads/2025/05/Screen-Recording-2025-05-01-181350.mp4

Takohen qeni më i gjatë dhe ai më i shkurtër në botë

Guinness World Records shpërndau video nga takimi historik midis qenit më të gjatë të gjallë në botë, gati një metër, dhe qenit më të shkurtër, 8.8 centimetra….

“Egli e kapi një emision në Top Channel”, fansat janë të bindur, këngëtarja moderatore e këtij programi

Ka mjaftuar vetëm një foto në Instagram, që njerëzit të binden se Egli Tako do të jetë prezantuese e emisionit “Yjet e Diasporës” në Top Channel. “Cila…