‘Prisnim të fejohej’! Flet babai i 33-vjeçarit të v’rarë në Shkodër: Drejtësi! Nëse nuk ndërhyn shteti do e bëj vetë!

Babai i Ramazan Mataj 33-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Shkodër ka bërë thirrje për drejtësi. Në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit, ai kërkon nga autoritetet arrestimin e menjëhershëm të autorëve, por thotë se 33-vjeçari nuk ka pasur probleme me askënd. Ai shprehet se djali i tij do të fejohej së shpejti.

“Komunikimi i fundit në orën 8:20 kur doli nga shtëpia. Do takoj dikë tha, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë.

Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.

Ne kemi lidhje vetëm punë shtëpi. Nuk kemi asnjë dyshim, po të kishim dyshime do kishim vepruar brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur”- tregoi babai.TCh

Related Posts

Zgjedhjet 2025/ Numërohet gjysma e kutive në Shqipëri: PS ruan avantazhin, PD forcon pozitat si forcë e dytë

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohet në gjysmën e kutive, me 2356 nga 5225 qendra votimi të numëruara deri në…

Rama ‘harron’ zgjedhjet. Merret me rregullimin e ‘shtëpisë’ që do mirëpresë liderët europianë (VIDEO)

Shfaqjen e parë pas zgjedhjeve kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama e bëri nga Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej ku të mbahet Samiti i Komunitetit Politik me…

PAMJET/ Kundërshtoi dhe g*diti efektivët e Policisë, arr*stohet 30-vjeçari në Cërrik

Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Cërrikut, pasi ka kundërshtuar dhe sulmuar punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarja…

Mbyllet numërimi/ PD fiton në bashkinë e Pukës

Numërimi i votave në Bashkinë e Pukës ka përfunduar mëngjesin e sotëm. Mësohet se fituese në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike me 2034 vota. Ndërkohë që…

Ja kandidatët më të votuar nga PS dhe PD në Njësinë 10 në Tiranë?

Numerimi i votave ne TIRANE DERI ORA 13:35 Kandidati Subjekti Vota Blendi Gonxhja PS 5080 Fatmir Xhafaj PS 1880 Ilir Alimehmeti PD-ASHM 1115 Jorida Tabaku PD-ASHM 996…

Autobusi me 70 pasagjerë përpIaset në përrua, 21 të vd*kur (VIDEO)

Të paktën 21 pasagjerë të një autobusi që transportonte pelegrinë budistë u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën të dielën në mëngjes në Sri Lankën qendrore,…