Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në Korçë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen 10 të qytetit Korçës, në një rrugë dytësore krahas unazës.
Policia e Korçës bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.