Sherret në Shqipëri janë pjesë e përditshmërisë, ndodhin në çdo moment të ditës apo natës dhe për arsye nga më të ndryshmet. Ditën e sotme një qytetari i kanë vënë duart në fyt pasi po ecte ngadalë për shkak të trafikut.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se zotëria me makinën gri po ecte ngadalë për shkak të trafikut, por një shofer i paduruar pasi i ka rënë disa herë borisë, ka dalë nga makina, i ka vënë duart në fyt qytetarit i cili ka bërë të njëjtën gjë.
Për fat të mirë, në ato momente ka rastisur një djalë i cili ka ndërhyrë dhe ndarë burrat që po ziheshin.
Por kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e zonës dhe kalimtarët pasi sherre të tilla për motive banale sa vijnë e shtohen.
https://www.instagram.com/reel/DDKN4gtsntX/