Ra nga kati i katërt, balerini Eno Birko kalon rrezikun për jetën

Balerini Eno Birko e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pak pas mesnate duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë. Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ngjarja ke ndodhur rreth orës 1:00. Sipas policisë, Birko është hedhur nga kati i katërt i pallatit, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe po merr trajtim mjekësor në spital.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi Eno Birko, 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, raportoi policia.

Balerini ka rrëfyer disa herë publikisht gjendjen e tij lidhur me varësinë ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.