Ngjarje e rëndë / Bien nga lartësia, gruaja ndërron jetë ndërsa fëmija…

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) përmes buletinit ditor njofton rreth ngjarjes që tronditi Shkupin mbrëmë, me ç’rast një grua dhe një fëmijë ranë nga lartësia.

Gruaja e moshuar vdiq nga lëndimet kurse fëmija është në spital. Nuk dihet ende shkaqet se si erdhi deri tek incidenti.

„Më 03.12.2024, në orën 19:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit u raportua se dy persona kishin rënë nga një ndërtesë në territorin e Kisella Vodës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi ka vdekur nga lëndimet që ka marrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në kompleksin klinik „Nëna Tereza“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit“ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.