Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka shkaktuar polemika pasi në Instagram-in e tij zyrtar u publikua një foto e banores, Leila, teksa qëndronte e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm para kamerave.
Imazhi i postuar, që tashmë është fshirë nga rrjeti social, u shoqërua edhe me një koment seksist ku shkruhej “Hapet televotimi”.
Ky postimi i tij ngjalli mjaft polemika dhe reagime. Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.
“A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja, e cila ka qenë edhe pjesë e Big Brother Vip Albania 2.
Por nuk mungoi një reagim nga vetë Milaimi, i cili thumboi aktoren duke thënë: “Olta Gixhari është njohur nga BB, unë nuk jam Milaimi i bigut”.
“Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu. Ma poshte e keni reagimin e familjes te Leles,” shkruan Milaimi teksa ka shfaqur një foto të reagimit të familjarëve të Leilës por disa minuta më vonë e ka fshirë reagimin e tij për shkaqe të cilat nuk dihen.
Postimi i plotë i Olta Gixharit:
Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.
Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi.