Më datë 7 dhjetor duhet të operohet, shqiptarët kërkojnë ndihmë për Blerimin

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Blerim Gjata me origjinë nga Berati dhe baba i dy vajzave të vogla, ka nevojë për ndihmë pasi prej disa kohësh vuan nga një sëmundje e rëndë.

35-vjeçari deri më tani ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale, por më datë 7 dhjetor do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë në një klinikë private.

Familjarët e tij deri më tani përballuar me shumë mundim dy ndërhyrjet e kryera, por për të tretën që kushton 12 mijë euro kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Duke ditur se Blerimi jeton në Rethimo, Greqi, komuniteti shqiptar në këtë qytet të Kretës, po mbledh kontribute në zyrat qendrore nga ora 6 deri në 9 të mbrëmjes.

Ata kanë hapur edhe një llogari bankare për këdo që do të dhurojë pa u paraqitur në zyrat e komunitetit shqiptar.

Familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë ndihmën e gjithë shqiptarëve që Blerimi t’i bëjë ballë kësaj beteje të vështirë dhe të rikthehet pranë familjes.

IBAN: GR28 0690 0100 0000 0020 3205 001 Euro

APEL PER NDIHME !

Te nderuar shqiptare të Rethimnos ! Bashkatedhari ynë Blerim Gjata nga Berati që jeton në Rethimno,35 vjeç,babai I dy femijeve kohet e fundit po vuan nga një sëmundje e rënde. Deri tani ka bere 2 ndërhyrje kirurgjikale ,shpenzimet e të cilave i ka perballuar familja me një mijë e një mundime. Në daten 7 dhjetor 2024,Blerimi do ti nënshtrohet një operacioni të tretë në një klinikë private, i cili ka një kosto 12 mijë euro. Per të hapur një nr llogarie per të ,eshte një procedurë qe do kohë ,prandaj ju bëjmë thirrje që gjithsecili nga ne të kontribuojmë per Blerimin me qellim qe jeta e tij ti kthehet normalitetit. Mbledhja e kontributeve do të behet në zyrat e Komunitetit Shqiptar Rethimno në Ergatiko Kendro me transparence të plote e do të shkojë ne destinacionin e duhur. Per kete problem eshte ngritur një komision i posaçëm dhe zyra do të jete e hapur cdo dite nga ora 6 deri në 9 e mbrëmjes.