Policia në Kurbin ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, teksa një 21-vjeçar është shpallur në kërkim.
Uniformat blu të Kurbinit lajmërojnë se 21-vjeçari A.K qarkullonte në mjet me armë zjarri. Sapo ka parë forcat e policisë, i riu ka braktisur makinën dhe është larguar. Policia vijon punën për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua kur pa shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit. Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.