E qëIIuan për vd’ekje që mos të fliste, zbardhet vrasja me 12 pIumba e shqiptarit në Itali

Pas 8 vitesh është zbardhur vrasja e shqiptarit në Edvin Sadikut, i vrarë në vitin 2017. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar 37-vjeçari, CF. me origjinë nga Italia. Autori i dyshuar akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, mbrëmjen e datës 3 shkurt 2017, rreth orës 19.00, në Toritto përgjatë SS96 në drejtim të Palo del Colle, Edvin Sadiku, 33 vjeç në atë kohë, pjesë e klanit kriminal “Cipriano”.

Bitonto atë kohë kishte bërë një grabitje kundësr një perosni që lëviste me mkainë. Menjëherë më pas, grabitësit janë larguar me të dyja makinat, duke arritur në fshatin Binetto, ku i dyshuari ka zbritur nga makina dhe, duke e zënë në befasi, ka qëlluar të paktën 12 herë me armë zjarri Edvin Sadikun.

Vendimi për eliminimin e Sadikut është marrë nga kreu i organizatës përkatëse kriminale, i arrestuar sot, për të shmangur rrezikun që ai të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të tregonte krimet që kishin bërë.