Tragjike në Selanik! Shqiptari vret me thikë gruan dhe plagos djalin që ndërhyri për të mbrojtur nënën

Një ngjarje e rëndë me protaganist një familje shqiptare është regjistruar në Selanik.

Mediat greke raportojnë se një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare rome dhe ka plagosur djalin e tyre 29-vjeçar, i cili doli për ta mbrojtur nënën.

Ngjarja ka ndodhur në Angelochori mëngjesin e së dielës në shtëpinë e familjes kur çifti nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe të birin që kishte tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë e Repartit të Thermaikos, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.