Po përballet me sëmundjen e rëndë, nëna e vetme ka nevojë për ndihmë

Sonila Troka është një nënë e vetme 38 vjeçare nga Tirana, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë, Sarkoidozën Pulmonare.

Për shkak të shpenzimeve të larta të trajtimeve mjekësore në Greqi, Sonila u detyrua të kthehej në Shqipëri, ku përballja me këtë sëmundje është bërë edhe më e vështirë.

Ajo përjeton lodhje ekstreme, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kraharori, temperaturë të lartë dhe ënjtje të kyçeve, simptoma që e pengojnë të punojë dhe të kujdeset për djalin e saj adoleshent.

Sonila ka kryer disa biopsi, por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare për gjendjen e saj. Shpenzimet e larta për vizita mjekësore, analiza dhe udhëtime i kanë rënduar jashtëzakonisht shumë situatën ekonomike të familjes.

Sonila ka kaluar shumë sfida në jetë. Pasi humbi nënën në moshë të vogël, ajo ka luftuar gjithmonë e vetme për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe djalin e saj. Por tani, ajo ka nevojë për ndihmë dhe të afërmit e saj kanë hapur një fushatë në GoFundMe.

Çdo kontribut, sado i vogël, do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe në lehtësimin e barrës me të cilën ajo përballet çdo ditë. Ndihma juaj mund t’i japë asaj shpresën dhe forcën për të vazhduar këtë betejë.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR