29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Historia që tronditi rrjetin/ Macja që udhëtoi 250 km për t’u kthyer në shtëpi

25 janar 2026 – Një histori e jashtëzakonshme nga Franca ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar se ndonjëherë instinkti i kafshëve mund të sfidojë çdo…

Horoskopi javor Paolo Fox, 26 janar – 1 shkurt 2026

Java nga 26 janari deri më 1 shkurt shënon një fazë kalimtare, ku shumë shenja ndihen mes nevojës për ndryshim dhe kërkesës për stabilitet. Yjet nxisin sqarime…

PIagosi vajzën dhe një tjetër me thikë para vendit të punës, arr*stohet babai në Durrës

Policia e gjen Mikelin, do të përgjigjet për atë që i bëri të bijës dhe kalimtarit në qendër të Durrësit Durrës, 26 janar 2026 – Policia e…

Horoskopi ditor, e martë 27 janar 2026

Dashi Energjia juaj marsiane më në fund po kanalizohet në drejtimin e duhur. Është një ditë pozitive për ata që duhet të përballen me një intervistë apo…

Policia jep detaje për aks*dentin tragjik në Gramsh. Mësuesja ndërroi j*etë, shoferi dhe infermierja janë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Gramsh–Porocan”, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja tragjike. Burime nga grupi hetimor bëjnë me…

Rama në parlamentin e Izraelit: Pas Trump, jam i dyti që vij këtu. Paqja nuk mund të vijë pa çmontimin e Hamasit!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fjalimin e tij në parlamentin izraelit, Knesset, ku u ndal te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qëndrimi i Shqipërisë lidhur me…