29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Trajneri Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të çojnë në Botërorin 2026, me testin e parë përballë Polonisë më 26 mars në Varshavë. Trajneri i Kombëtares,…

A është nesër fundi i Edi Ramës? Sali Berisha thirrje për protestën: Është detyrë qytetare

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim online me qytetarët, teksa u ndal te protesta e PD, që pritet të mbahet pasditen e…

Tragjedia në Itali: Shqiptari i dyshuar dorëzohet vetë, telefonata që bëri me policinë para se të prangosej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Arezzos në Itali, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me humbjen e jetës së një 30-vjeçari me…

Detaje/ I riu shqiptar u (v)ra nga pas sherrit për vajzën rumune

Arezzo, Itali – 21 Mars 2026 – Një shqiptar, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri në Arezzo, Itali. Vrasja ndodhi pasi viktima po fliste me…

Horoskopi javor, 23 deri 29 mars 2026/ Për të gjitha shenjat e zodiakut

Si çdo javë, astrologu Branko ka publikuar pasqyrën zodiakale për të gjitha shenjat e horoskopit. Java që përkon me fillimin e pranverës sjell energji të reja, ndryshime…

Horoskopi ditor, e diel 22 mars 2026

Dashi Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i ngrohte gjate kësaj dite. Ne krahët e partnerit tuaj do ndiheni me se miri dhe nuk…