29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Harrojeni shiun, c’ka vjen me pas do ju befasoje

Ditët me shi duket se kanë marrë fund, për t’ia lënë vendin motit me diell, por me temperatura të ulëta. Ditën e sotme vendi ynë do të…

Avokati i Thaçit zbulon në Hagë, të gjithë mbesin pa fjalë

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka mbajtur fjalën e tij në ditën e fundit të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Misetiç deklaroi se ZPS ka fshehur…

Dîtët e ftòhta mbèrthèjnë vendin! Ja çfárë prîtet të ndòdh nesër me mòtin

Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët…

Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron: Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara. Gjatë muajve janar dhe…

E FUNDIT/ Aksident i RËNDË, taksia përplas për vdekje këmbësorin

Viktima po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier. Mësohet…

LAJM I KEQ/ E pabesueshme çpo ndodh me çmimet e banesave në vend, ekspertët paralajmërojnë…

Strehimi në Tiranë po kthehet në sfidë për mijëra qytetarë. Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme të shpejta, e po ashtu edhe qiratë mujore për të…