29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bëhet viral me shqiponjën shqiptare, flet i riu shqiptar që shkrepi foton

Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu…

ZBULOJENI! Marrëveshje e re mbrojtjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Italinë, një hap që synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve në…

E BUJSHME! Dalin pergjimet! Kush eshte deputeti i njohur i PD që u ‘ble’ nga Belinda Balluku: E kemi qytetar foli mire se

Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish deputetit të Partisë Demokratike në…

Keni plane për fundjavën? Vjen kthesa e madhe, pregatituni

Mëngjesi i së mërkurës ishte i freskët, pavarësisht se dielli ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat maksimale sot…

“Ba hajde se kam fr*kë”, historia sh*kuese e varrmihësit në Tiranë: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne v*rr, kur afrohesha

Astriti, i cili punon si varrmihës, ka treguar një histori të çuditshme që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij. Ai tha se ka dëgjuar të qara…

“Ai ku*va më k*rcënon me SMS”, Rama kerkoi mbledhjen urgjente, do shtangeni si u shfaq Balluku

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur pasditen e sotme pas publikimit të përgjimeve nga SPAK, ndërsa ndaj saj është ngritur zyrtarisht akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”,…