Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime.
Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.
Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet VIP që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në emisionin “Wake Up” u diskutua sot pikërisht kjo. Dhe dy moderatorët e njohur, Blendi Salaj dhe Neada Muçaj, përmenden disa emra që janë përfolur në rrjet.
“Big Basta është një emër që po qarkullon, mund të ishte shumë interesante kjo. Albërije Hadergjonaj. Për Enxhi Nasufin kanë thënë, por ajo thotë ‘sjam’”, tha Neada.
“Enxhi mohon por kam frikë se mund të jetë”, tha Salaj.
Ndërkohë duke qeshur Muçaj shton: “Po bën intensivisht palestër, nuk është shenjë e mirë”.
Ndërkohë nëse mendon se historia jote meriton të dëgjohet, mund të jesh edhe ti mes VIP-ave.
Nis videon tënde në [email protected] ose në numrin 0697000700 për t’u bërë pjesë e eksperiencës së mrekullueshme të programit të të ndjekur të të gjitha kohërave në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.