29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

“Raporti i Selin me Gimbon ‘trondit’ lojën e saj me Mirin – Arbëri: ‘Kjo i fut gjuhën brenda Mirit!’”

Një zinxhir shpëtimi ku Selin ka mbrojtur Gimbon, duke thënë se lojën e ka me Mirin dhe se ai është i vetmi banor që nuk do donte…

7 ushqimet ‘mrekulli’ për shëndetin

Sipas analizave shkencore mbi më shumë se 1,000 ushqime të papërpunuara, disa prej tyre ofrojnë një kombinim të shkëlqyer të vitaminave, mineraleve, fibrave dhe yndyrnave të shëndetshme….

“Kam dy muaj pa mjekim”, i moshuari denoncon mungesën e ilaçit jetik

Një rast alarmant ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Vlora, ku një i moshuar që vuan nga kanceri i prostatës prej tre vitesh thotë se…

“I përfshirë në dosjen Epstein, nis hetimi ndaj ish-ministrit të Kulturës”

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, dhe vajzës së tij, Caroline Lang, për dyshimin e “mashtrimit të rënduar tatimor dhe pastrimit…

Qytetari filmon miun në vitrinën e furrës së bukës: Jam shokuar!

Një qytetar i është drejtuar mbrëmjen e sotme redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një manovër të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sipas tij, teksa…

Publikoi motrën t*pIess në rrjetet sociale , Genardi dhe Sonida shtrohen në ps*kiatri

Një rast shqetësues u bë publik së fundmi në rrjetet sociale, ku Sonida Hajdini ndodhej në gjendje të rënduar psi kologjike. Ajo ishte filmuar gjysmë e zhv*shur…