Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, me anë të një postimi në rrjete sociale ka ndarë një dedikim prekës për të bijën e tij Evën. Një vit më parë gjatë një aksidenti automobilistik në Maqedoninë e Veriut humbi jetën vajza e Vangjel Tavos, Eva vetëm 24 vjeçe. Tavo shprehet se po i mungon shumë vajza e tij dhe ishte një frymëzim, dashuri dhe vetë jeta e tij.
“Sot, një vit më parë, Eva e bukur, vajza ime, shpirti i dlirë i kësaj bote, qenia me zemrën e madhe e të mbushur plot dashuri për jetën dhe njerëzit, shkoi të flinte me engjëjt!
Na mungon shumë Eva. Na mungon në çdo frymëmarrje! Janë kujtimet e tua dhe dashuria jote e pashtershme që na japin forcë të ecim përpara e të shërbejmë sa mundemi, siç bëre ti. Sepse ti ishe frymëzimi, dashuria dhe vetë jeta”, shkruan Vangjel Tavo
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.