Tragjedi në familjen shqiptare në Amerikë: Burrë e grua gjenden të v’rarë në banesën e tyre

Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij u gjetën të vrarë në një apartament luksoz. Burrë e grua nga Kosova, nga qyteti i Pejes u gjetën të vrarë me armë zjarri, në rrethana dhe shkaqe akoma të panjohura.

Ky rast tragjik ndodhi në mesnatë, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti kosovar. Sipas raportimeve të mediave lokale që i ka parë Sinjali, janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.

Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nesër ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik. Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë.