Një shtëpi ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të enjte në Allias të Tiranës.
Mësohet se si pasojë janë dëmtuar dy fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të lehta në dorë.
“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.