Festat e Nëntorit janë të vetmet ku krenaria për kombin shqiptar shpërfaqet më tepër. Por në Bashkinë e Dibrës festimet për këto ditë të veçanta për popullin shqiptar, bëhen me këngë greke. Në pallatin e kulturës është mbajtur një aktivitet për festat e nëntorit me nxënës të shkollave të qytetit, e jo vetëm. Veshjet e këngët e vallet kombëtare janë zbehur nga muzika dhe këngët melankolike greke. Një qytetar që ishte i pranishëm në këtë aktivititet ka ndarë me ne shqetësimin e tij për këto muzikë greke, në festat e kombit shqiptar. Ai madje e cilëson festën e 28 Nëntorit si “Pavaërsia e (Greqisë) ne Dibër!”