Kryetarja e komunës së Preshevës ngre flamurin shqiptar në Serbi: Duam barazi dhe respekt!

Edhe veriu i Kosovës është në festë ditën e sotme për 112 vjetori ne Pavarësisë të Shqipërisë.

Në komunat ku shteti serb kërkon të ketë autoritet, është valëvitur sot flamuri shqiptar. Një prej tyre ishte dhe Presheva. Pikërisht në godinën e komunës, kryetarja Ardita Sinani ka valëvitur flamurin kuqezi, pavarësisht, se për një lëvizje të tillë rrezikon gjobitjen nga shteti serb.

Sinani e përdori fjalimin e mbajtur me këtë rast si një mesazh për të përcjellë trishtimin e madh nga fakti që vetëm shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk u lejohet përdorimi i flamurit kombëtar.

Mësuesi e nxori nga klasa sepse kishte veshur simbolet kombëtare, e mitura: Na tha po ju bëjnë shpëlarje truri

Në mesazhin e saj të urimit, Ardita Sinani u shpreh se këtë vit për herë të parë kjo festë po organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Kryetarja e Preshevës theksoi se janë të vendosur për të vazhduar betejën për kërkuar barazi dhe respekt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.