Pagesë me para false në bordeIIo, pendohet shqiptari: “Më ktheni në atdhe”

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Vjenë, Austri, pasi u përpoq të paguante me kartëmonedha false në një bordello. Një detektor zbuloi se ai kishte përdorur 200 euro false. Gjatë kontrollit të banesës së tij, autoritetet gjetën edhe 15 kartëmonedha të tjera të falsifikuara.

Në gjykatë, i riu deklaroi se dëshironte të kthehej sa më parë në Shqipëri. Ai pranoi se paratë i kishte fituar ilegalisht duke punuar në ndërtim dhe se ato ia kishte dhënë një person turk, emrin e të cilit nuk e tregoi.

Gjykata e dënoi me 24 muaj burg, nga të cilat vetëm tetë do t’i vuajë fizikisht, ndërsa pjesa tjetër do të pezullohet. Pas shpalljes së vendimit, shqiptari u shpreh: “Nuk dua të qëndroj më këtu. Kur do më deportoni?”