27-vjeçari në Fresk u qëllua me p’lumb në bark, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku është plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi. I riu ka marrë një plumb në bark ndërsa ndodhej brenda në automjetin e tij. Menjëherë pas plagosjes, ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sot mësohen detaje të reja nga hetimi, ku rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të automjetit teksa ndodhej në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se qëndron pas atentatit, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët, për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit hetimor për ta marrë në pyetje, Abazi ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe deri më tani nuk ka pranuar të japë një deklaratë të plotë. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së plagosjes.

Related Posts

Rritja e Pagës minimale, Qeveria merr vendimin e ri

Qeveria miratoi sot vendimin për fondin në mbulimin e sigurimeve për efekt të rritjes së rrogës minimale “Dhënie kompensimi financiar çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026,…

Nga vendi/ Gjen çantën me 17 mijë dollarë dhe dokumente, qytetari e dorëzon në polici

Një qytetar në Sarandë ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke dorëzuar në polici një çantë të humbur me 17 mijë dollarë dhe dokumente…

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë, niveli më i…

Greqi, piloti iraken arrestohet për spiunazh në Bazën Ajrore të Megarës në Athinë! Ja çfarë po bënte

Një incident i ri ngriti alarmin tek autoritetet greke sot në mesditë (5 mars), kur një i ri u pa duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë jashtë…

EMRI/ Vrtet pronari i nje televizioni

Një nga figurat e njohura të sipërmarrjes në veri të Italisë është vrarë në banesën e tij, ndërsa policia po heton disa pista për zbardhjen e plotë…

❣️H0T MODELS ❣️

….