27-vjeçari në Fresk u qëllua me p’lumb në bark, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku është plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi. I riu ka marrë një plumb në bark ndërsa ndodhej brenda në automjetin e tij. Menjëherë pas plagosjes, ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sot mësohen detaje të reja nga hetimi, ku rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të automjetit teksa ndodhej në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se qëndron pas atentatit, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët, për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit hetimor për ta marrë në pyetje, Abazi ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe deri më tani nuk ka pranuar të japë një deklaratë të plotë. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së plagosjes.

Related Posts

“Ka ndjenja për Selin, është burrë i martuar/ Deklarata e fortë e Gimbos për Mirin, banori: Të të vij turp, ku e di ti që jam i dashuruar

Gjatë Prime-it të sotëm është shfaqur një video e Gimbos nga dhoma e rrëfimit, në të cilën banori shprehej se Miri ka ndjenja për Selin dhe është…

‘Je gënjeshtari më i madh’! Arbër Hajdari- Mirit: Je xheloz për Selin! U ktheve në armik!

Monika: Të pëlqen apo s’të pëlqen, 60 ditët e tua në Big Brother i ke pasur me Mirin në krah. Sigurisht që ditën e shtunë, lëndimi i…

Kapet me pushkë të mbushur dhe municion pranë Kapitolit, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Kapitolit të SHBA-së arrestoi sot rreth mesditës një 18-vjeçar që po ecte drejt Kapitolit në Uashington, duke mbajtur me vete një pushkë të mbushur dhe…

“Sa turp, për një bluzë”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë ‘dhuratat’ nga Luana Vjollca

Një situatë e pazakontë është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku dëgjohen banorët duke diskutuar për kthimin…

Ndihen lëkundje sizmologjike në rajon! Ja sa ishte magnituda e tërmetit në shtetin fqinj

Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet, duke shkatuar panik. Lëkundjet sizmike patën një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter, teksa epiqendra ishte në Amorgos….

Ndryshoi identitetin dhe pamjen, por nuk i shpëtoi at*ntatit. Prapaskenat e vr*sjes së Jani Aliajt në burgun grek

Emisioni “Në Shënjestër” solli këtë të martë, të reja nga hetimi mbi vr asjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e Koirdhalos në Greqi. Jani Aliaj,…