27-vjeçari në Fresk u qëllua me p’lumb në bark, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku është plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi. I riu ka marrë një plumb në bark ndërsa ndodhej brenda në automjetin e tij. Menjëherë pas plagosjes, ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sot mësohen detaje të reja nga hetimi, ku rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të automjetit teksa ndodhej në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se qëndron pas atentatit, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët, për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit hetimor për ta marrë në pyetje, Abazi ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe deri më tani nuk ka pranuar të japë një deklaratë të plotë. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së plagosjes.

Related Posts

Ngjarja në Tiranë, policia jep detaje: 18-vjeçarja u vetëpl*gos, arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë

TIRANË- Policia ka zbardhur plagosjen e studentes 18-vjeçare mbrëmjen e kaluar në një hotel në Sauk. Mësohet se nga kqyrja e kamerave të hotelit, e reja është…

“O zagar që ke shkuar pas një vajze 23-vjeçare”/ Kristi ‘përplaset’ me Mirin: Ke fjetur me vajzën tënde i bie? S’të vjen turp

Dinamikat në Big Brother VIP 5 janë ndezur përsëri, teksa banorët po luftojnë për të siguruar Çmimin e Madh. Dy prej banorëve që kanë shkaktuar më shumë…

“Babi ju do shumë”/ Pa videon e gruas duke u puthur me tjetrin, 40-vjeçari bën të papriturën

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje në Brazil, ku një baba vrau dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvr asje, pasi zbuloi tr…

Analizohet ADN-ja e shqiptarëve: Në Kosovë prejardhja ilire është vërtetuar të jetë 80%, në Shqipëri 75 %

Disa rezultate të ADN-së kanë krijuar një entuziazëm që i ka kapluar shumë shqiptarë. Në Kosovë del që prejardhja ilire është 80 përqind kurse në Shqipëri 75…

E dhimbshme: Nëna e kupton në taksi se djali e nisi për në shtëpinë e pleqve: “Ç’të kam bërë, bir, dashuria ime…

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që thuhet se u realizua në Meksikë, e cila tërhoqi shumë vëmendje dhe përloti shumë. Nëse duhet besuar përshkrimi, vajza…

Nuk pranonte të kryente marr***ënie, dhëndri tro*ditet nga ajo që zbulon

Një burrë indonezian ka zbuluar se nusja e tij është në fakt një burrë, 12 ditë pas martesës së tyre. 26-vjeçari i njohur vetëm si AK ishte…