Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 milion euro në pronësi të Nikolin Gjolenës, i cili është dënuar për disa vepra penale.
Nikolin Gjolena është përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Fier, i zbuluar më 24 nëntor 2022. Nga ky laborator u sekuestruan 430 kg kokainë, me vlerë prej 40 milionë euro në treg. Laboratori u zbulua pas një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë plehu kimik, porositur nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku.
Në këtë operacion, u arrestuan Zenel Çervanaku dhe nëntë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Nikolin Gjolena. Hetimet zbuluan se Gjolena ishte financuesi i grupit kriminal. Nga përgjimet, 36-vjeçari rezulton të ketë diskutuar me anëtarët e tjerë të grupit për fitimet nga kokaina. Për këtë, ai është dënuar me 11.4 vite burg.
Sipas Prokurorisë, disa pasuri të Gjolenës dhe familjarëve të tij janë provuar të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
Njësi me sipërfaqe 100 m², Durrës.
Apartament me sipërfaqe 60.5 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 62 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 91.6 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 71.2 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 70 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 88.5 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 76.8 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me sipërfaqe 76 m², Plazh/13, Durrës.
Njësi me sipërfaqe 165 m², Plazh/13, Durrës.
Njësi me sipërfaqe 60 m², Plazh/13, Durrës.
Apartament me nr.27, sipërfaqe 75.7 m², Tiranë.
Apartament me sipërfaqe 103.2 m², Tiranë.
Apartament me nr.44, sipërfaqe 80.6 m², Tiranë.
Garazh me nr.12, sipërfaqe 40.3 m², Tiranë.
Garazh me nr.13, Tiranë.
Apartament me nr.5/449+2-15, sipërfaqe 68.85 m², Tiranë.
Ndërtesë me nr.6/319/ND, sipërfaqe 115.8 m², Tiranë.
Apartament me nr.3/138+1-2, sipërfaqe 83.1 m², Tiranë.
Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.
Prokuroria Fier shpreh angazhimin për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.