Një nënë, Sarah Love, është befasuar kur një i panjohur i është afruar dhe i ka bërë një koment të pazakontë për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj të porsalindur.
“Daily Mail” shkuan se në fakt ai i shpëtoi jetën të voglit Lincoln, pasi u zbulua se ai kishte një problem shëndetësor dhe se i kishin mbetur vetëm disa javë jetë.
Sarah Love ndodhej në një udhëtim familjar në SeaWorld në Florida më fëmijë 6-javësh. Në ato momente iu është afruar një burrë dhe iu ka vënë në dukje ngjyrën e zverdhur të vogëlushit.
Fillimisht ajo ka menduar se komenti ishte i çuditshëm, por burri në fjalë e ka qetësuar dhe i ka shpjeguar profesionin e tij si zjarrfikës dhe pjesë e EMT (teknikët mjekësorë të urgjencës).
Ai i kishte thënë se nuk mendonte se ishte diçka e frikshme ose për t’u shqetësuar, por e nxiti nënën e të voglit që t’i bënte një kontroll te mjeku.
Një seri testesh dhe analizash gjaku zbuluan se Lincoln kishte atrezi biliare, një sëmundje e mëlçisë në fëmijëri që bllokon kanalet biliare që rrjedhin nga mëlçia.
Kjo shkaktoi një grumbullim të bilirubinës në gjak, e cila manifestohet si zverdhje e lëkurës dhe e syve. Në raste të rralla kur nivelet e bilirubinës bëhen shumë të larta, mund të jetë kërcënuese për jetën për shkak të dëmtimit të mundshëm të trurit.
Sarah Love tani ia di për nderë të huajit që takoi në SeaWorld për ndihmën pasi i shpëtoi jetën djalit të saj.