A po fshihet roli i djalit të agjentit të BKH-së në vrasjen e Martinit? Gazetari: Kjo është më e rëndë se vrasja! Organet të sqarojnë rrethanat

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar aludimet në media, mbi rolin e një djali të mitur që dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani dhe plagosjen e shokut të tij.

Siç u aludua, fëmija në fjalë është djali i agjentit të BKH-së, ndërsa nëna e tij punon në SPAK. Akuzat e forta janë hedhur edhe nga opozita, me aludime se ata kanë përdorur influencën e tyre që policia të fshihte rolin e djalit të tij.

Gazetari Kikia thotë se kjo ngjarje është edhe më e rëndë se vrasja, nëse është e vërtetë dhe kërkon që policia të sqarojë rolin e gjithsekujt në krim, duke mos lënë asnjë vend për aludim.

Komenti i plotë:

Kjo është më e rëndë se vrasja!

Prej dy ditësh media po aludon mbi fshehjen, apo përpjekjen për fshehjen, e njërit prej autorëve të krimit makabër që la viktimë një fëmijë 14 vjec.

Prej asaj dite cdo kush prej nesh është vrarë në shpirt.

Prej asaj dite, shumëkush prej nesh po kërkon jo thjeshtë drejtësi për autorët, pasi kjo eshte me e paka, por po kerkojme pjesen tone te fajit.

Po kerkojme fajin tone per kete mjedis shoqeror te dhunshem qe kemi ndertuar per femijet.

Po kerkojme pjesen tone te fajit per mungesen e hapesires per edukim dhe argetim te femijeve.

Ishte babai i djalit te plagosur qe foli per nje person te dyte me thike qe i kishte sulmuar te birin. Pas kesaj media ka hedhur dyshime se njeri prej autoreve po mbrohet, po e fshehin.

Procesverbali i oficerit te policise gjyqesore ne vendngjerje, i bere publik fillimisht ne Top Story, flet per nje autor te dyte, qe quhet Kledion Bekaj.

Aludohet se ai eshte femije i dy prinderve qe punojne, babai oficer ne BKH dhe nena ne SPAK.

Kur shume qytetare jane rrugeve duke protestuar me lot ne sy, policia, prokuroria dhe vete prinderit e ketij djali, duhet te sqarojne publikisht situaten.

Une nuk dua te besoj se ka njerez qe pergjigjen per zbatimin e ligjit, qe te fshehin vrasesin e nje femije, packa se autori eshte vete femije.

Nuk dua te besoj edhe qe dy prinder te fshehin vrasesin e nje femije, packa se mund te jete femija i tyre.

Ne mbremje mesova se djali eshte paraqitur, nga prinderit, per tu pyetur. Por situata duhet qartesuar nga organet perkatese, duhen sqaruar rrethenat e secilit autor te dyshuar.

Nje ngjarje e tille nuk duhet te rrethohet nga asnje mister per tolerim apo mbrojtje te askujt, pavarsisht se kush eshte dhe cfare funksionesh mban.

Eshte vrare nje femije dhe u masakrua nje tjeter, qe mbijetoi, dhe te gjithe jemi te tronditur.