“E rr’ihte të dashurën si ato në filma! Kam bërtitur me të madhe”/ Habit ish-banori i BBV3: Djemtë që jetojnë jashtë…

Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Shkëlqim Bega, ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5”, ku u diskutua për dhunën ndaj grave. Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Shkëlqim Bega, ishte një ditë më parë i ftuar në “Ftesë në 5”, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

Çimi u shpreh se njeh persona që kanë dhunuar të dashurën e tyre si dhe vajza të dhunuara që kanë qëndruar sërish në atë lidhje. Ai shton se ka arritur që të shohë dikë duke dhunuar, madje si ato nëpër filma.

Unë mendoj se dhuna është në katër forma, fizike, emocionale, psikike dhe seksuale. Unë njoh persona që kanë dhunuar të dashurën tyre ose vajza të dhunuara në lidhje dhe i kam pyetur se ‘pse rrini në këtë lidhje kur jeni të dhunuara?’. Po them për dhunë fizike si ato që shohim nëpër filma. Unë kam arritur që t’i shoh dhe nuk më vjen mirë. Kur i pyes se pse rrinë, thonë nuk do rrinë më. Marr vesh pas 1 jave që janë rikthyer”, tha Bega.

Ky i fundit u shpreh se ai vetë nuk ka dhunuar kurrë një vajzë dhe nuk do t’a bëjë asnjëherë, por ka patur rast që ka bërtitur.

“Nuk po bëj çunin e mirë, po unë kurrë nuk kam vënë dorë mbi një vajzë dhe kurrë s’do e bëj. Por ka patur raste ku kam bërtitur me të madhe gati se kam njohur as veten time. Pastaj jam qetësuar dhe kam thënë ‘nga vjen kjo?’.

Nëse një person do të bëjë diçka të keqe, varet si duket në sytë e tu e mirë apo e keqe, ti lejoje të bëjë ça të dojë, pse duhet të arrish në atë pikë që ti të dalësh nga vetja. Po këto gjëra janë bllokime të shkuarës them unë. Mënyra se si na kanë rritur prindërit. Një fëmijë ose një i rritur është pasqyrim i familjes totalisht”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Çimi më pas tha se ‘djemtë që rrinë jashtë shteti, e kanë si lloj krenarie kur rrahin vajzat.

“Pastaj edhe shoqëria jonë është ndërtuar e tillë, po të ulesh në tavolinë me djem që rrinë jashtë shtetit, e kanë si lloj krenarie që ‘shiko se unë të dashurën time e rrah, më dëgjon fjalën’.

Janë një pjesë e vajzave që e ngrenë zërin, por ato që duhet që t’a ngrenë zërin për këtë pjesë nuk flasin, se thashë kanë diçka brenda tyre që mësohen me këto meshkuj që i dhunojnë, që i thonë mos dil nga shtëpia”, tha Shkëlqim Bega./gsh