Po rregullonte antenën, tiranasi bie nga lartësia në Durrës dhe ndërron jetë në spital

Bie nga lartësia duke rregulluar antenën, 60-vjeçari vdes në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1 Durrës.

M.Ç 60 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Mësohet se i ndjeri ka qenë duke rregulluar një antenë kur ra nga lartësia. Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.