Protesta e thirrur nga opozita ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Protesta e cila përbën aktin e tretë të mosbindjes civile po shoqërohet me tensione dhe dhunë. Në rrugën e Elbasanit deputetët Flamur Noka dhe Dashnor Sula janë përplasur gjithashtu me forcat e policisë. Nga përplasja, një protestues ka humbur ndjenjat dhe është transportuar për në spital.