FIER- Policia ka arrestuar 57-vjeçarin, i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje me makinë një 61-vjeçare.
Policia njofton se 57-vjeçari me iniciale Sh. H., dyshohet se pasi përplasi këmbësoren është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që humbi jetën në spital, për shkak të dëmtimeve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin Sh. H., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. T., 61 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, informoi sot policia.