“Mario më qëlloi 6 herë me thikë në kraharor”, rrëfehet Luisi i plagosur: Një burrë më ngriti në ajër!

Luisi, 14-vjeçari që mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, në një intervistë për mediat, ka deklaruar se është goditur 6 herë me thikë në pjesën e kraharorit nga autori i dyshuar, Mario Përlleshaj.

Ai tha se 4 nga goditjet e kanë prekur, ndërsa theksoi se në sherr kanë qenë pranishëm edhe dy persona të tjerë.

Luisi rrëfeu se një burrë i panjohur e ka ngritur në ajër gjatë sherrit.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pash që Mario kishte nxjerr thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pashë kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë, pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pashë që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fort sa njërit ia përplasa kokën te hekuri. Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit,” tha ai.

Adoleshenti i plagosur pretendoi se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme dhe u bëri thirrje autoriteteve të bëjnë ekspertizën për ta provuar këtë.

Martin Cani, 14-vjeç, mbeti viktimë e kësaj ngjarje të rëndë.