SPAK cakton masë arresti ndaj gazetarit Artan Hoxha, detyrim paraqitje dhe për Elton Qynon

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar sot dy urdhër-arreste për gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Hoxha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që për Qynon është vendosur masa detyrim paraqitje.

Bëhet me dije se për Hoxhën rëndon akuza si ‘anëtar i organizatës kriminale’, ndërkohë që për Qynon akuza e korrupsionit.

Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.