Aksident në superstradën Lezhë-Milot, makina përplas 16-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë – Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Një makinë ka përplasur një 16-vjeçar.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me aksidentin për të zbardhur rrethanat e plota.