Të dy i kemi parë shpesh në ekran në fushën e tyre, njëri si aktor, ndërsa tjetra si gazetare dhe moderatore. Por shumë prej jush nuk e dinë që Romir Zalla dhe Erjona Rusi kanë një raport të afërt dhe familjar.
Romir Zalla ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Erjona Rusit ku zbuluan se Erjona Rusi është kunata e aktorit. Ajo është e matuar me vëllain e Romirt, Edmond Zallën.
Gjatë intervistës pati edhe përlotje ku folën për humbjen e babit të Romir dhe vjehrrit të Erjonës.
Mes lotësh Romiri tregoi përjetimet:
“Unë nuk e kam kapërcyer akoma atë moment, Jam në momentin, periudhën që edhe e besoj edhe nuk e besoj. Jam tek ai momenti që ka çdo djalë për prindin. Nuk e kisha menduar as në ëndrrat e mia më të këqia momentin kur të ikin një prind, ky moment vjen dhe të gjen të papërgatiru.
Unë vazhdoj të mos e pranoj. Unë rikthej momente nga jeta jonë qysh fëmi deri tani që flasim, dhe është pjesa kur njeriu ka një lloj brenge sepse nuk mund dot t’i plotësojë diçka ose t’i gjendet pranë në momente të caktuara”- tregoi Romir Zalla.