“Më tërhoqën sytë e saj”/ U bë nënë e dytë për vajzën e shoqes: Pa të s’jetoj!

Orestia është një nga shembujt sesi nënë nuk është vetëm gruaja që të lind. Pas surprizës nga Elda në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon më shumë për vogëlushen që i lidh fort të dyja.

Elda dhe Orestia u njohën në Facebook tre vite më parë dhe gjetën një motër te njëra-tjetra. Kur Orestia njohu vajzën e Eldës, Amelia u ndie si ta kishte të sajën ndaj propozoi që të dyja të jetonin me të dhe bashkëshortin e saj. Tashmë Amelia ka dy nëna ndërsa bashkëshortin e Orestias e quan “baba”.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që vendose? Çfarë të tërhoqi ty? Të tërhoqi Elda, Amelia?

Orestia: Më tërhoqën sytë e Amelias që kishte nevojë jo për nënë të dytë, por më shumë për baba dhe ajo dashuria e një fëmije që kur të takon, të takon me krahë hapur, ajo ishte ndjesia më e bukur.

Ardit Gjebrea: Kjo ishte ndjesia kur takove Amelian. Sa vjeç ishte Amelia kur e takove?

Orestia: 4 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Dhe pasi të tregoi historinë ty Elda, ju vendosët që…që në atë moment e menduat apo pasi takuat Amelian?

Orestia: Në atë moment e mendova, por pastaj kur takova Amelian ishte një fëmijë i voggël, me flokë kaçurrelë, sytë e bukur dhe thashë pse jo? të bëhesh një nënë e dytë është mrekullia vetë.

Orestia shton se e kishte kuptuar që Elda kishte nevojë për ndihmë dhe ajo vendosi t’ia ofronte. Lidhja që ka me vajzën e Eldës është kaq e fortë sa do t’i ndiqte kudo të shkonin.

Orestia: Ajo e di shumë mirë se unë pa Amelian nuk jetoj.

Ardit Gjebrea: Kaq shumë je lidhur me të?

Orestia: Po. Pa Amelian nuk jetoj. Pa këtë mund të jetoj s’e kam problem, ama pa fëmijën tim kurrë në botë./tvklan.al