“Ajo është gjilpërë me kokë!” Vangjeli fajëson motrën dhe fyen babain: Nuk je burrë!

Konflikti familjar që shpaloset në “Shihemi në Gjyq” mes Vangjelit, motrës së tij të madhe, Parashqevisë dhe babait, Andonit përshkallëzohet me disa fyerje prej djalit. Vangjeli pretendon se i ati s’ka mbajtur premtimin për t’i dhënë shtëpinë e madje thotë se i takon sepse është djalë i vetëm.

Ndërsa ai debaton me motrën për këtë, Andoni ngrihet nga vendi ku është ulur në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhe thotë se përtej premtimit, i ka njësoj fëmijët. Në këtë pikë, Vangjeli nis të akuzojë motrën se i ka ndryshuar mendjen babait dhe s’ia kursen ca fjalë të ashpra as të atit.

Andon: Unë kam djersë dhe gjak si për ato, edhe për këtë.

Vangjel: Nuk është e vërtetë! Ai ma ka premtuar mua! Ajo atje, është një gjilpërë me kokë ajo që e shpon babanë dhe ia ka ndryshuar mendjen.

Parashqevi: Ore si më ofendon ti mua?

Eni Çobani: Ç’është kjo gjilpërë me kokë i thua motrës së madhe?

Vangjel: Ashtu është. Ore ik andej, ulu atje!

Andon: Ta pres kokën!

Vangjel: Nuk je burrë ti që s’mban fjalën!

Parashqevi: Znj. Eni, ato shtëpi janë të të treve. Është e kotë që ky vazhdon gjilpëra me kokë, të ketë turp. Unë jam motra e madhe, ti duhet të më dëgjosh fjalën…

Eni Çobani: Po pse je i bindur që ia ka ndërruar mendjen babait?

Vangjel: Po se ai deri dje më thoshte shtëpia është jotja, shtëpia është jotja.

Parashqevi: Ore me pëlqimin e vajzave. Si do të na linte ai neve jashtë? Pse, neve kush na ka rritur?/tvklan.al